box1
About The blue pill
Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
Shkruan: Islam Lama, shba Pashtriku, Gjakovë
04 qershor 2011
Alarmi i i zilës n`telefonin tim mobil me zgjojë sot n`orën 5 ashtu si e kisha kurdisur dje. Pasi kur zgjohem njiherë nuk mund të vazhdoj ma tepër gjumin, u ngrita nga shtrati dhe u vesha. Jashtë dritares shof një mjegull të dendur që kishte përfshirë qytetin. Sot është e diele. Me një dhembje të dobët pas qafe pregatita çajin duke menduar se vallë ku e kam lënduar qafën mirëpo pas disa çastesh me ra ndërmend se dje pas kthimit nga marshi mjaft i gjatë dhe sfidues nga bjeshka e Kollatës n`Shqipëri, ashtu i djersitur dhe i lodhur nuk rezistova dhe u freskova në ujin e ftohët të Valbonës. Si rutinë e përditshme ulja para kompjuterit dhe survimi nëpër internet ishte preokupimi im i parë n`këtë mëngjes. Me padurim fillova të shiqojë edhe njëherë fotot që kisha bartur në kompjuter nga aparati, menjëherë pasi kisha bërë një tush kur arrita në shtëpi mbrëmë vonë pas ekspeditës rreth një ditshe me shoqërinë tonë bjeshkatare në bjeshkët e alpeve shqiptare .
Duke shiquar fotot mendova se sa me fat kishim qenë dje në një ditë kur pritej moti me shi e përkundrazi nuk ra asnjë pikë shiu gjatë marshutës dhjetëorëshe në shtegun e paracaktuar. Duke shiquar fotot, në situatat gjatë marshimit, mendova se po të kishte ra shi, athua vallë kishte shpëtuar dikush nga pjesëmarrësit e marshit po u rrëzuar në terrenin mjaft të pjerrët dhe të rrezikshëm nëpër të cilin kishim kaluar? Duke shiquar fotot e mia me Benin nëpër situatat që kishim kaluar gjatë marshutës së ngritjes në majat e Kollatave, ndjeja habinë time se kah na kishte ardhur ai guxim, vullnet e forcë fizike për të kaluar situatat e tilla me të cilat u përballëm dje në marshutën dhe ekspeditën tonë sfiduese pasi u ndamë nga grupi dhe vendosëm të arrijmë majet kah shtegu më i shkurtë dhe i panjohur më parë për ne.
Me shijën e kënaqësisë së triumfit që kishim kaluar pa asnjë problem edhe më të voglin në këte marshutë ku pushtuam bashkë me Arben Lilën për një kohë rekorde të tri majat e Kollatës, me një dhembje të vogël prapa qafe sigurisht për shkak t`asaj që përmenda pak më parë, po pregatitëm t`ja dërgojë albumin e fotove që kisha premtuar Arbenit dhe njëkohësisht për të përcjellë në web faqet e shoqërisë këtë udhëpërshkrim të shkurtër të shoqëruar me disa foto të bëra nga marshuta e djeshme.
Itinerarin i ekspeditës pasi që është përshkruar e dhënë më parë në fletëplanin e aktiviteteve të shoqërisë sonë nuk mu duk i arsyeshëm që ta të përsërisë në këtë udhëpërshkrim pasiqë u realizua në përpikëri ashtu si ishte paraparë.
Shpresojë se duke i shiquar fotot e bëra nga marshi e këtij udhëpërshkrimi do të kuptoni se sa mbresëlënse ka qenë dita e kaluar në marshin e Kollatës.

Nisja e marshimit nga fshati Valbonë kah Qafa e Preslopit

Pushime të shkurta gjatë marshimit dhe soditje rrethinës e kënaqje me bukuritë natyrore