box1

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra

About The blue pill

Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra

DITARI NGA – MAJA DHE GURI LUBENIQIT 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen, më 23.10.2011, nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.00, ndërsa kthimi në ora 18.15 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta.

Udhëtuam me dy furgona, gjer në pjesën e epërme të fshatit Strellc, prej nga e filluam marshimin. Nga ajo lmd prej 680 metrash, nëpër kohë me vranësira dhe shtigje me përpjeta mjaft të ashpra filluam ecjen. Gadi gjithë shtegtimin e bëmë nëpër rrugë malore automjetesh.

Në një vend të bukur, diku tek rranza e bjeshkës ku gjendeshin disa vila, pesë nga shokët e kanë ndërprerë marshimin për t’u akomoduar në atë vend. Pakës më lartë janë ndalur edhe Suphiu, Nexhati dhe Zejxhanja të cilët menjëherë kanë ndezur zjarrin dhe janë akomoduar. Nga aty gjer në majë na kishte mbetur edhe një orë ecje, prandaj të tjerët vendosëm që t’a vazhdojmë marshimin.

Në pjesën e epërme të bjeshkës vende vende ishte kthjellur qielli prandaj shiqimi në afërsi pjesërisht ishte i mundshëm. Shtegtuam krahas bjeshkës së Strellcit, gjersa mbërritëm tek maja e Lubeniqit, e cila gjendet në lmd prej 2093 metrash. Këtë majë nga maja e Strellcit e ndante vetëm një majë e vogël, përndryshe gjendeshin gadi ngjitas njëra me tjetrën. Maja e Veternikut ( Kopranikut ) poashtu ishte shumë afër nga ai vend.

Prej aty pa pushuar fare vazhduam për tek Guri i Lubeniqit i cili gjendej nja 150 metra më ulët se maja.

Ishin bërë gadi pesë orë ecjeje, gjegjësisht ishte ora 13.45 minuta kur mbërritëm tek Guri Lubeniqit, ku menjëherë jemi akomoduar për të pushuar dhe ngrënë. Aty bëmë ca foto dhe soditëm disa anë të asaj natyre sepse dendësia e reve nuk na lejonte që ti shohim të gjitha anët. Sikur të ishte koha e kthjellët, nga ky vend, gjegjësisht nga kjo bjeshkë e cila i takon Komunës së Pejës do të shihej nga afër Bjeshka e Strellcit, Peja, Deçani etj.

Në ora 14.15 minuta kemi filluar zbritjen nëpër shtigje mjaft të përshtatshme. Me të filluar kthimin filloi të bjerë shi i imët i cili na përcolli gjer në fund. Poshtë tek automjetet, gjegjësisht tek vendi i nisjes, mbërritëm në ora 17.15 minuta. Aty jemi bashkuar me shokët tjerë, me ç’rast tek shitorja që gjendej aty afër jemi freskuar me nga një pije dhe menjëherë kemi vazhduar udhëtimin për në Gjakovë, ku mbërritëm në ora 18.15 minuta.

Ishte ky një marshim i cili kërkonte mjaft energji, por jo dhe aq i mundimshëm, për shkak se shtegtuam nëpër shtigje mjaft të përshtatshme. Bukuritë e asaj natyre poashtu qenë mjaft çlodhëse, prandaj dhe kjo ditë ishte mjaft relaksuese.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me automjete: 2.00 orë ( 1.00 + 1.00 )

Ecje këmbë: 7.45 minuta ( 4.45 + 3.00 )

Ecje gjatësi rrugore: 18 km. ( 9 + 9 )

Ecje këmbë m/lmd: 1413 m/lmd ( 680 - 2093 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 23.10.2011

Google Translate