box1

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra

About The blue pill

Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra

Ilir Lyta

 

DITARI NGA – GURI I KISHËS – 2013

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 10.02.2013 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.30, ndërsa kthimi në ora 17.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 43 veta.

Udhëtuam me një autobus në relacionin: Gjakovë - Bistrazhin - Lipovec, që gjithsej përbën largësi prej 15 km. Nga fshati Lipovec, gjegjësisht nga shtegu përballë shkollës së fshatit, në ora 9.00 kemi filluar marshimin për tek Guri i Kishës.

Shtegtuam nëpër rrugë të gjëra malore, të mbuluara nga bora e trashësisë jo të madhe, dhe nëpër kohë të mrekullueshme përplotë diell. Shtegu dhe koha e mirë bënë që ne gjatë gjithë kohës të sodisim bukuritë e asaj natyre, e cila në tërësi ishte e mveshur në të bardhë. Ashtu në kolonë mjaft të gjatë, kemi vazhduar rrugëtimin për realizimin e qëllimit tonë. Pas afro tri orësh ecjeje mbërritëm tek rranza e majës, në lëndinën e gjërë të rrethuar me shkurre, e cila ishte shumë e përshtatshme për akomodim, prandaj dhe një numër i konsiderueshëm i shokëve menjëherë u vendosën aty për të ndezur zjarrin. Nga aty për në majë nuk kishte më shumë se pesëmbëdhjetë minuta ngjitje përpjetë, prandaj dhe të tjerët menjëherë vazhduam për në majë.

Lexo ma...

 

DITARI NGA – MAJA LIQINAT – “ RUGOVA 2012 “

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “ Gjeravica “ Pejë, po e organizonte Takimin Ndërkombëtar Bjeshkatar “ Rugova 2012 “. Takim ky i organizuar në Kuqishte të Rugovës, gjegjësisht në Restorantin Guri i Kuq, më 2, 3 dhe 4 nëntor 2012.

Në këtë takim nga Shoqëria jonë morëm pjesë 23 veta, nga të cilët kishte gjashtë qifte. Udhëtuam me gjashtë vetura, të pavarur njëri nga tjetri. Unë kam udhëtuar së bashku me Besnikun, Zejgjonen dhe Valonin. Jemi nisur me veturën e Besnikut të premtën më 02.11.2012 në ora 15.00. Udhëtuam në relacionin Pejë – Grykë të Rugoves ( Bjeshkë të Nemuna ) gjer tek restoranti “ Guri i Kuq “, që gjithsej nga Gjakova përbën largësi prej 65 km ( 5 kilometrat e fundit janë rrugë malore e paasfaltuar ).

Pas dy orësh udhëtimi mbërritëm tek Restoranti Guri i Kuq, ku menjëherë të gjithë jemi akomoduar nëpër vilat e restorantit.

Numri i tërësishëm i pjesëmarrësve ishte rreth 120 veta. Përpos mysafirëve nga Kosova kishte mysafir edhe nga Turqia, Sarajeva, Sanxhaku etj.

Fjalën përshëndetëse dhe hapjen solemne të këtij takimi e bënë nikoqirët në ora 19.00. Pjesëmarrës në hapjen solemne ishte edhe kryetari i FBAK-ut, zoti Arben Lila, i cili në këtë takim kishte ardhur me gjithë familjen e tij.

Lexo ma...

 

DITARI NGA –  RUSULIJA 2012

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 11.11.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta.

Udhëtuam me 2 furgona, nëpër Pejë gjer tek dogana, gjegjësisht kufiri me Malin e Zi, që nga Gjakova përbën largësi prej 60 km.

Me të filluar ecjen na është dashur që të marshojmë nëpër përpjeta mjaft të ashpra dhe shtigje të pa definuara. Pas afro dy orësh ecjeje një pjesë e grupit marshues e devijuan shtegun, duke shtegtuar në të djathtë të luginës, gjegjësisht nëpër brigjet përballë majës së Rusulisë, prandaj afër qafës së asaj bjeshke e kanë ndërprerë marshimin dhe aty janë akomoduar për ta kaluar ditën.

Lexo ma...


DITARI NGA –  MAJA E VJELAKUT - 2012

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 07.10.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 19.20 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 28 veta.

Udhëtuam me 3 furgona dhe 1 veturë, nëpër Pejë – Grykë të Rugoves ( Bjeshkë të Nemuna ) përballë Patrikanës së Pejës, gjer në fshatin Lëvoshë, që gjithsej nga Gjakova përbën largësi prej 43 km.

Në ora 8.20 minuta, nëpër kohë me diell, nga fshati Lëvoshë i lmd prej 650, i cili në tërësi është i banuar nga komuniteti serb, e që gjendet në lmd prej 650 metrash, kemi filluar marshimin për në majën e Vjelakut.

Lexo ma...

Shkruan: Ilir Lyta

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 16.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta. Udhëtuam me dy furgona, nëpër doganen e Qafës së Morines, qytetin Bajram Curr, përtej fshatit Dragobi, gjer në fshatin Qerem të lmd. prej 1150 metrash, i cili kishte 27 km largësi nga Bajram Curri, gjegjësisht 67 km largësi nga Gjakova. Fshati Qerem gjendet në një natyrë të mrekullueshe në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi. Vetëm kufiri e ndan nga fshati Vraninë i Malit Zi. Dikur kishte pasur 400 banorë, ndërsa tani numri i banorëve ishte në rënje e sipër, për shkak të kushteve të vështira për jetesë, sidomos gjatë dimrit kur nga bora e madhe që bie fshati boshatiset.

Ishte ora 9.00 kur nga ai fshat filluam shtegtimin nëpër ato shtigje të bukura malore dhe lëndina të gjelbëruara, për të kaluar stanet e asaj ane dhe mbërritur në ora 11.00 tek guri kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi, gjegjësisht në Qafë Borë të lmd prej 1850 metrash. Këtë ditë pikësynim kishim majën Kuji i Kadisë e cila gjendet mbi atë qafë, në lmd prej 2149 metrash, por për shkak të mjegullës që kishte kapluar atë pjesë na u desh që në pikën kufitare të Qafë Borës ta përfundojmë marshimin. Ajo pikë kufitare gjendej në një luginë e cila e ndante Shqipërinë nga Mali i Zi. Nga aty, afro shtatë kilometra në brendësi të Malit Zi gjendej fshati Vuthaj. Ajo pikë e evidentuar me nr. 19, në të djathtë kishte majen Kuji i Kadisë, ndërsa në të majtë Majen e Borës, e cila pastaj vazhdon duke u shkrirë në bjeshkët e larta të Kollatës.

Lexo ma...

Ma artikuj...

Faqe 1 nga 9

Fillo
Para
1

Google Translate