box1
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
GARAT NDËRKOMBËTARE NË ORIENTIM ME HARTA DHE BUSULLA TË MBAJTURA ME 10.11.2010 NË PRISHTINË
Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës nikoqire e këtyre garave dy garave në Parkun e Prishtinës në distance 2.1 km dhe tjetra 3.0 km. Starti ishte në parkun e qytetit në Prishtinë dhe mbarimi ishte te përmendorja e Kryetarit Ibrahim Rugova.
Morrën pjesë 8 shtete dhe afro 150 garues në Prishtinë prej tyre pothuajse 45% femra bile edhe të moshuara dhe të moshuar. Në Kishnice u mbajtën dy gara në distance prej 3.0 km dhe 4.5 km.
Shtetet pjesëmarrëse:
1. Suedia,
2. Finlanda
3. Norvegjia
4. Danimarka
5. Holanda
6. Zvicra
7. Izraeli
8. Turqia
9. Kosova
Organizimi i këtyre garave ishte me matje digjitale për çdo pikë kontrolli që tani për herë të parë u organizua në Kosovë. Garat ishin te organizuara shumë mire dhe filluan me kohë.
Këto gara i hapi përfaqësuesi i Ministrisë se sporteve te Kosovës – Drejtori i Departamentit te sportit te Kosovës z. Iber Alaj ku ndje një kënaqësi për organizimin e kësi lloji te garave edhe në Kosovë.
Mirëseardhjen i u dëshiroj edhe kryetari i Federatës Bjeshkatare alpiniste te Kosovës z. Ejup Maxhera i cili tha se edhe ne se shpejti do te themelojmë Federatën e Orientimit dhe do te bëhemi anëtare te barabarte me shtetet tjera qe sot janë prezent këtu ne Kosove-Prishtinë.
Pastaj fjalën e morri edhe Lideri i Federatës Botërore te Orientimit Peo Bengtsson i cili ishte shumë i kënaqur me pritjen, organizimin e këtyre garave dhe ne fund te garave tha se së shpejti shpresojmë se do te pranohemi ne asociacion Botëror ku edhe rregullisht tani 4 vite qe merrni pjese.
Në këto gara anëtarët e shoqërisë bjeshkatare te Dardanisë kanë marrë pjesë në 3 soshe dhe duke i u falënderuar z. Kristian Gashit i cili ishte Koordinator dhe organizator në Kosovë, gjithnjë me përkrahjen dhe organizimin e Federatës bjeshkatare Alpiniste të Kosovës përfunduan me shumë lëvdata dhe sukses pa asnjë lëshim.
FBAK-u ndau shpërblime për vendet e para te dyta dhe të treta nga një diplomë dhe kupa kualitative me mbi shënim dhe logo të FBAK-ut kurse Liderit dhe dy organizatorëve kryesor nga një mirënjohje dhe flamuj te federatës.
Gjithashtu me propozim të z. Nevruz Manxhukës dhe reagimit të garueseve që nuk po i ndajnë meshkujt prej femrave me shpërblime ne i u ndamë në të gjitha kategoritë nga një diplomë për vendet e para të dyta dhe të treta, që për to ishte hera e parë që ka ndodhe në Kosovë.
Falënderimet ishin edhe zyrtare por edhe individuale dhe të çmuara e në nivel të lartë të organizimit.
Ne si nikoqir ishim të mahnitur me modestin dhe disiplinën e anëtareve të këtyre shteteve ku edhe i falënderuam për sjellje dhe ndihmë në organizim.
Sponsor ishte Departamenti i Sporteve te Kosovës dhe RedBull për këtë e falënderojmë shumë për përkrahje pa të cilën nuk do të kishim mundur të organizojmë këto gara me sukses dhe ne mënyrë profesionale.
Edhe njëherë dëshmuam se ne jemi të gatshëm të marrim barra të organizimit të garave të nivelit më të lartë botëror.
Këto shtete udhëtuan për në Shqipëri, Shkodër dhe Mali i Zi, Podgoricë, Venedik të Italisë.
Prishtinë 10.11.2011
Fotoalbumi nga ekspedita e Kilimanxharos në korrik 2010 të bjeshkatarëve Kosovar.
Tërë albumin mund ta shfletoni në facebook
DITARI NGA – MAJA E VJELAKUT - 2012 Nisja për këtë marshutë është...