Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste të Kosovës (FBAK) dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit do të hapin ekspozitën e fotografi nga natyra e Kosovës me ç’rast do të shpaloset edhe plani i federatës për vitin 2012, të shtunën në sallën e Fakultetit të Arkitekturës, duke filluar nga ora 13.
FBAK në vitin 2011 është bërë anëtare e plotë e Unionit Ndërkombëtarë të Bjeshkatarisë që është federatë e pranuar në Komitetin Olimpik Botërorë, një nga rezultatet më të mëdha të arritura nga kjo federatë që nga themelimi. Në vitin 2011 FBAK është bërë federata e katërtë e Kosovës e pranuar ndërkombëtarisht.
Federata para hapjes së ekspozitës do të mbajë kuvendin e rregullt ku pritet të diskutohen punët bëra në vitin 2011 dhe shikimi i planeve për vitin 2012.
Në vitin 2012, FBAK do të angazhohet në aktivitete të avancimit të bjeshkatarisë dhe mbrojtjes së ambientit. Gjithashtu FBAK është duke punuar në shënimin e rrugëve dhe krijimin e hartave malore në mënyrë që bjeshkët e Kosovës të bëhen më të hapura për turistë të brendshëm dhe të jashtëm.
Në ceremoninë e të dielës janë ftuar, edhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë.
Ftohen mediat që të përcjellin këtë aktivitet.
Federata Bjeshktare Alpiniste e Kosovës
ju fton në
Ekspozitën e Fotografive “Bjeshkët e Kosovës 2011”
Agjenda
12:45-13:00 Pritja e mysafirëve
13:00-13:10 Fjala hyrëse e Kryetarit të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës
13:10-13:20 Fjalim rasti nga Ministri për Kulturë, Rini e Sport
13:20 Hapja e Ekspozitës “Bjeshkët e Kosovës 2011” dhe koktej rasti
Vendi: Fakulteti i Arkitekturës, ndërtesa Modelarium, Prishtinë
Datë: E shtunë, 04.02.2012
Ora: 13:00
Për cdo informacion tjetër ju lutem kontaktoni në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ose sekretarin e FBAK
Z. Luan Kabashi në tel. 044 431 121





DITARI NGA – MAJA E VJELAKUT - 2012 Nisja për këtë marshutë është...