box1
As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis
Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online
The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra
About The blue pill
Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ‘’Prishtina’’ fton të gjithë anëtarët e shoqërisë Prishtina, Shoqëritë tjera, dhe të gjithë ata që e duan kampimin , si dhe qëndrimin në natyrë, ti bashkëngjiten Aksionit:
KAMPI I BAJGORËS, që do të mbahet në Bjeshkët e Shalës, te vendi i quajtur “Te antenat” 1640m/lmd. (Mitrovice-Stantërg-Restaurantet-Antenat). Rruga Mitrovicë-Podujeve. Gjithashtu, do të marshohet edhe drejt Majës së Bajrakut, 1789/lmd, pjesë e Bjeshkëve të Kopanikut, maje kjo që mbizotëron peizazhin e mrekullueshëm të këtij rajoni.
PLANI:
Të Shtunën, me 28.05.2011, nga ora 12:00, fillon tubimi i të interesuarve, që nën tenda t’a kalojnë natën. Tubimi do te jete spontan, pra, ç’do kush sipas dëshirës dhe me tenda personale. SHBA Prishtina do ta siguroj ndriçimin e kampit, video-projektor,muzikë.
Kampi ka karakter shoqërues, edukativ dhe relaksues.
Bajgora ka peizazhe të mrekullueshme që shfaqen me tërë koloritin e tyre, pikërisht në pranverë. Gjithashtu, është rajon me histori të lashtë dhe florë të pasur; e gjithë kjo pret që të vizitohet nga anëtarët e Sh.B.A. Prishtinës, anëtarët e shoqërive tjera të ftuara, si dhe nga miq, adhurues të natyrës dhe qytetarë të të gjitha profileve.
Bashkojuni kampit të organizuar nga Sh.B.A.Prishtina, zgjerojeni shoqërinë, shijojeni natyrën, dhe pushoni nga përditshmëria. Pikërisht, të shtunën, brenda kampit, do të ketë aktivitete zbavitëse, si dhe do të ndiqet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.
Planifikohet ecje në dy grupe, për pushtimin e Majës së Bajrakut 1789m/nmd.
Grupi i parë:
08:20-08:30 - Starti prej rruges, mbi Kaçanoll, rreth 1100m/nmd
- Udhëheqës: Abdullah Softolli.
Grupi i dyte:
09:00 - Starti prej kampit “Te antenat”1640m/nmd.
- Udhëheqës: Sami Sejdiu.
Bashkimi i dy grupeve te “Kroi i kafës” rreth orës 11:00-12:00,ku planifikohet pushim dhe freskim me çaj mali e flija vendore.
Grupi i pare vazhdon ecjen për pushtimin e Majës Bajrak.
Kthimi në kamp rreth orës 17:00.
Nisja e autobusit bëhet fix në ora 07:00, nga zyra e Shoqërisë Bjeshkatare “Prishtina”,me te cilin do të shkohet në relacionin Prishtine-Podujeve-Kaçanoll, ku do të zbresin ata të grupit të pare kurse të tjerët vazhdojnë rrugën për “Te antenat”për t’u bashkuar me të tjerët.
Udhëheqëse e rrugës:Iliriana Dobroshi
Transporti për anëtarët që do të vijnë të dielën është 5 €; për fëmijë deri në 12 vjeç është gratis, ndërsa për të rinj mbi 12 vjeç paguhet vetëm 50% e biletës vajtje-ardhje. Të gjithë të interesuarit duhet ta lajmërojnë pjesëmarrjen e tyre në adresën elektronike Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa .
Udhëheqës të Kampit:
Sami Sejdiu, Abdullah Softolli, dhe Imer Jaha