
SHOQATA E BJESHKATARËVE
“GJERAVICA”- PEJË
F T E S Ë
Për Pjesëmarrje në
Takimin Ndërkombëtar të Bjeshkatarëve dhe të Alpinistëve ”RUGOVA 2012” Liqinat, Pejë, më 02, 03 dhe 04 Nëntor
Në emër të Kryesisë të SH.B. “Gjeravica” në Pejë, kemi nderin të ju ftojmë në takimet ndërkombëtare në bjeshkët e Nemuna “RUGOVA- 2012”.
Shoqata bjeshkatare Gjeravica në Pejë është një ndër shoqatat më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, e themeluar në vitin 1928 me një traditë të begatëshme të bjeshkatarisë.
Takimet “Rugova 2012” sivjet do të mbahen me 02, 03 dhe 04 Nëntor rrënzë shpateve të Bjeshkëve të Nemuna, në Liqinatin e Kuqishtës, ku pos të gjitha shoqatave nga Kosova pritet të marrin pjesë edhe bjeshkatarët e alpinistët nga: Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, Sanxhaku, Sllovakia, Maqedonia etj.
Qëllimi i organizimit të takimeve në fjalë është shënimi i takimeve të VIII-a ndërkombëtare dhe për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe njohja reciproke e vlerave e traditave Bjeshkatare dhe Alpiniste nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme të Botës, njohja dhe këmbimi i përvojave nga këto lëmi.
Moteli “GURI I KUQ” gjendet në Bjeshkët e Nemuna në lartësinë mbidetare 1400m rrënzë shpateve të Liqinatit të bukur. Moteli ka 6 kamp shtëpiza të pajisura me kuzhina me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe një ambient të shëndoshë dhe të rregulluar, banjo dhe nyje funksionale sanitare etj.
Të gjitha Shoqatat Bjeshkatare nga Kosova dhe vendet tjera deri me 01.11.2012 duhet ta konfirmojnë ardhjen e tyre dhe numrin e anëtarëve të tyre të cilët dëshirojnë të vijnë në takimet ndërkombëtare “Rugova 2012”.
Bjeshkatarët dhe alpinistët duhet të jenë të pajisur me rekuizita dhe veshmbathje adekuate.
Pagesa për qëndrimin treditor në këtë takim për një anëtarë është 10 euro.
Ushqimi, fjetja, transporti nga Peja gjerë në Liqinat dhe anasjelltas si dhe sigurimi i pjesëmarrësve në këto takime ndërkombëtare janë obligim i SHB ,,Gjeravica” Pejë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të na kontaktojnë në:
e-mail adresën:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
ose në tel. mobil: +377/44 497715; +386/49 862277
Pejë, Tetor 2012
MIRËSEVINI!
Me nderime,
Kryetari i SH. B. “Gjeravica” Pejë
Sali Maloku
Programi i Aktiviteteve
Vendi: Moteli “Guri i Kuq “ Liqinat, Pejë-Kosovë
E Premte, 02 Nëntor
|
Koha
|
Aktiviteti
|
Facilitator
|
|
|
12:00 – 14:00
|
Tubimi i pjesëmarrësve para zyrës së Sh.B.Gjeravica në Pejë (afër restorantit Koha 3)
|
Sali Maloku
|
|
14:00 – 16:00
|
Nisja me autobus për në Motelin “Guri i Kuq”
|
|
|
17:00 – 18:00
|
Vendosja dhe akomodimi i pjesëmarrësve ne shtëpiza në Motelin “Guri i Kuq”
|
|
|
18:00 – 19:00
|
Hapja solemne, rreshtimi dhe parakalimi solemn i pjesëmarrësve dhe ngritja e flamurit, shpërndarja e mirënjohjeve dhe falemnderimeve.
|
Sali Maloku
|
|
19:00 – 21:00
|
Darka
|
|
|
21:00 – 23:00
|
Njoftime dhe shkëmbime përvojash bjeshkatare.
|
|
E Shtunë, 03 Nëntor
|
Koha
|
Aktiviteti
|
Facilitator
|
|
|
06:00 – 08:00
|
Zgjimi, mëngjesi dhe përgatitja
|
|
|
08:00 – 10:00
|
Nisja dhe arritja e bjeshkatarëve dhe alpinistëve te bjeshka e Malsorit
|
|
|
12:00 – 12:30
|
Arritja e bjeshkatarëve te burimi dhe pushim
|
|
|
13:30 – 14:00
|
Arritja te Liqeni i Madh dhe pushim
|
|
|
15:00 – 16:00
|
Kthimi në Motelin”Guri i Kuq”
|
|
|
16:00 – 19:00
|
Pushim
|
|
|
19:00 – 21:00
|
Darka dhe koktej solemn
|
|
|
21:00 – 24:00
|
Ndezja e zjarrit, mbrëmja shoqërore
|
|
|
24:00
|
Fjetja
|
|
E Diel, 04 Nëntor
|
Koha
|
Aktiviteti
|
Facilitator
|
|
|
08:00 - 10:00
|
Zgjimi dhe mëngjesi
|
|
|
10:00 – 10:30
|
Përfundimi i programit
|
|
|
|
|
|
DITARI NGA – MAJA E VJELAKUT - 2012 Nisja për këtë marshutë është...